Sfinksi i buzëqeshur: – Arkeologët besojnë se përfaqëson perandorin romak, Klaudin
15 Mars 2023
Zbulohet në një tempull të lashtë të Egjiptit, statuja e perandorit romak, Klaud, i cili sundoi në Afrikën e Veriut midis viteve 41 dhe 54 pas Krishtit. “Sfinksi i buzëqeshur” së bashku me disa artefakte të tjera u gjetën në jug të Kajros.
Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një statujë sfinksi dhe mbetjet e një faltoreje në Egjiptin jugor. Ministria e Antikiteteve konfirmoi se artefaktet u gjetën pranë tempullit Hathor, një nga vendet e lashta më të ruajtura në Egjipt.
Sfinksi gëlqeror me “fytyrën e tij të buzëqeshur dhe dy gropëza” mendohet se përfaqëson perandorin romak Klaudi. Është shumë më i vogël se Sfinksi i famshëm në Piramidat e Gizës, i cili është 20 metra i lartë.
Artefaktet u gjetën brenda një varri me dy nivele në tempullin e Dendera në provincën Qena, 450 km në jug të kryeqytetit të Kajros.
Perandori Klaud, të cilit arkeologët besojnë se I pwrket statuja, zgjeroi sundimin romak në Afrikën e Veriut midis viteve 41 dhe 54 pas Krishtit. Studiuesit pritet tw dëshifrojnë shenjat në pllakën e gurit, të cilat mund të zbulojnë më shumë informacion mbi identitetin e statujës.
Përveç sfinksit “të gdhendur bukur dhe me saktësi”, arkeologët gjetën gjithashtu një pllakë guri të epokës romake me mbishkrime hieroglife. Ndwrsa, faltorja gëlqerore përfshin një platformë me dy shtresa dhe një pellg me tulla balte të epokës bizantine.
Disa ekspertë i shohin këto zbulime nga qeveria egjiptiane si një mënyrë për të tërhequr më shumë turistë, për të ringjallur industrinë mes një krize të rëndë ekonomike në Egjipt.
Nga Besmira Pelushaj