9 Nentor 2024

Kryetari i PD-se ka komentuar përgënjeshtrimin e deklaratës së Lulzim Bashës nga kreu i Nismës “Thurje”, Endri Shabani se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se “të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive”, ndërsa u bëri thirrje partive politike opozitare të bëhen bashkë kundër Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive, por shfrytëzoj rastin që të gjithë ata të cilët mendojnë dhe besojnë se narkoshteti janë e keqja e vendit duhet të bashkojnë forcat kundër Ramës. Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës”, tha Berisha.

Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e PD-së i cili tha në Log. në News24 se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025. Ai shkroi se ka zero shanse që “unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës”.

“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.