Fshati shqiptar Priftni dhe “Lija e Bardhe”. AKTUALITET. –
Fshati shqiptar Priftni dhe “Lija e Bardhe”. AKTUALITET. –
Nga: Anton Pllumi.
Qendra e fshatit shqiptar Priftën gjendet në lartësinë mbidetare rreth 338m, me koordinatat gjeografike N 42⁰ 24′ 07” dhe λE 19⁰ 23′ 25”. Shtrihet në anën e djathtë të luginës kanionike të Cemit, mes fshatrave Pikalë dhe Llofkë.
Priftni është fshat i „vdekur“, nuk ka as një banorë. Fshat që e goditi “mortaja e bardhë” dukuri kjo kur numri i popullsisë gradualisht bie si pasojë e shpërnguljes dhe mplakjes së popullatës.
Foto: Mure ne fshatn Priftni qe ngjasojne me "Muret Qikllopik".
Migrimet në Priftën kanë lënë pasoja si askund në Malësi, fati i Priftnit u “buzëqeshë” edhe shumë fshatrave të tjera në Malësi, Kshevës në tërsi, Llofkës, Muzheçkut, Rudinës, Buxës, Stjepohit, Bëkajt veç kanë pësuar “fatin” e Priftnit etj.
Ps: Boshnjakët ardhacakët vetëm se kan fillua të interesohen për katundet malore të Malësisë!
Malësorët që kanë emigrua me dekada, e kanë kohën me u çua prej gjumit!