SHBA/40% e drerëve të egër kane Covid-19.

5 GUSHT 2021

Shkencëtarët kanë vërtetuar se koronavirusi ka kaluar nga njerëzit tek dreri i egër në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.  Ata zbuluan antitrupa për SARS-CoV-2 në 40 për qind të drerëve të bardhë në verilindje të vendit, raporton Science Alert.

Vetëm në Miçigan, 67 për qind e drerëve të egër kishin shënues imunitar për koronavirusin në gjakun e tyre. Kjo është dëshmia e parë e ekspozimit të përhapur ndaj COVID-19 në kafshë të egra.

Edhe pse gjendja shëndetësore e asnjërit prej drerëve nuk ishte e keqe, prania e antitrupave specifikë në gjak tregon se ata së fundmi e kanë kapërcyer virusin.

Shkencëtarët kanë frikë se popullsia e drerëve të egër mund të jetë një bazë e mirë për zhvillimin dhe mutacionin e COVID-19, i cili më pas mund të kalojë përsëri te njerëzit, por me pasoja më të rënda.

Gazeta Shqip