SHBA kthen artefaktet e grabitura me “vlerë të jashtëzakonshme kulturore”
30 artefakte kulturore, duke përfshirë një skulpturë të shekullit të 10-të, janë kthyer në Kamboxhia nga zyrtarët e Nju Jorkut. Sendet u shitën ilegalisht koleksionistëve privatë dhe një muzeu në SHBA pasi ishin marrë nga tempuj dhe zona arkeologjike gjatë periudhave të konfliktit civil në vend.
30 artefakte kulturore, duke përfshirë një “kryevepër” skulpture të Kmerit të shekullit të 10-të, janë kthyer në Kamboxhia nga zyrtarët e Nju Jorkut.
Sendet u shitën ilegalisht koleksionistëve privatë dhe një muzeu në SHBA pasi ishin marrë nga tempuj dhe zona arkeologjike gjatë periudhave të konfliktit civil në vend.
“Këto statuja dhe artefakte, të cilat variojnë në moshë nga epoka e bronzit deri në shekullin e 12-të, janë me vlerë të jashtëzakonshme kulturore për popullin kamboxhian dhe ne jemi të kënaqur që po i dërgojmë në shtëpi sot”, tha prokurori amerikan Damian Williams gjatë një konference për shtyp me ambasadorin e Kamboxhias në SHBA, Keo Chhea.
Artifaktet përfshijnë një skulpturë ranore e shekullit të 10-të e hyjnisë hindu të luftës “Skanda”, e cila u vodh nga tempulli Prasat Krachap, një vend arkeologjik, në vitet 1990.
Gjithashtu midis sendeve të kthyera ishte një skulpturë rreth tre ton e perëndisë së elefantit hindu Ganesha, një statujë e listuar në mesin e 10 objekteve “më të kërkuara” të grabitura, si dhe një Buda prej bronzi të shekullit të 6-të ose të 7-të.
Marrja e këtyre sendeve, shumica e të cilave u kthyen vullnetarisht nga një koleksionist privat, është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi artefaktet e Azisë Juglindore të blera dhe të shitura nga tregtari Douglas Latchford.
Dikur konsideruar si një studiues kryesor i artit Kmer, Latchford u akuzua nga prokurorët amerikanë për trafikim të artefakteve dhe mashtrim të klientëve, nga koleksionistët privatë deri te institucionet kryesore.
Ambasadori Chhea tha se artefaktet do të ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Kamboxhias në kryeqytetin Phnom Penh.
Pergatiti Besmira Pelushaj
Nga TvoraNews