SHBA kundër amnistisë fiskale? Prokurori amerikan sulmon projektin e qeverisë
SHBA kundër amnistisë fiskale? Prokurori amerikan sulmon projektin e qeverisë
11 Qershor 2020
Edi Rama ka shpallur prej kohësh një nismë ligjore për të formalizuar paratë që një pjesë emigrantësh shqiptarë që kanë punuar jashtë vendit nuk kanë arritur ta formalizojnë.
Kryeministri ka bërë të ditur se do të ketë një amnisti fiskale, për të legalizuar lekët e emigrantëve shqiptar nëpër botë, duke theksuar se do të ketë një barrier pë rata që janë dënuar apo akuzohen për trafik narkotikësh apo krim të organizuar.
Rama ka bërë të ditur se ligji do të bëhet në konsultim me ekspertë të huaj dhe në korrik do të miratohet. Drafti paraprak ka nisur të diskutohet në media, por ka hasur në kundërshtimin e fortë të amerikanëve.
Gjon Junçaj, një prokuror shqiptaro-amerikan që ka shërbyer gjatë në Tiranë, si krahu i djathtë i ambasadorit Donald Lu, për të ndihmuar ecjen antikorrupsion të drejtësisë shqiptare, është shprehur kundër kësaj nisme.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Junçaj thekson: “Me sa duket, partitë poltike mund të bien dakord së bashku shumë bukur kur bëhet fjalë për pastrimin e parave të pista. Cili është mesazhi që ky ligj i dërgon popullit shqiptar? Njerëzit që presin që liderët e tyre të bien dakord për investimet në arsim, ekonomi dhe sistemin e drejtësisë – gjëra që do të përfitonin çdo shqiptar. Cili është reagimi i popullit shqiptar për këtë “ligj”?”.”.
Pikërisht ky reagim dhe gjuha e përdorur tregon qartë se nuk do të ketë një “dritë të gjelbër” nga ndërkombëtarët këtë këtë ligj, që Rama e ka konsideruar si një rrugë e rëndësishme për të financuar mandatin e tretë.
Gazeta SHQIP