SHBA, mesazh për të rinjtë shqiptarë: Ngrini zërin, merrni përgjegjësi
SHBA, mesazh për të rinjtë shqiptarë: Ngrini zërin, merrni përgjegjësi
20 korrik 2019
Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka inkurajuar herë pas herë të rinjtë shqiptarë në iniciativa dhe projekte të ndryshme për të nxitur dhe krijuar modele frymëzimi në një shoqëri që vijon të jetë siç thuhet “në tranzicion”.
Së fundmi ishte projekti SpeakUP që përfshiu nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë për të nxitur fjalimet publike dhe përfshirjen qytetare tek të rinjtë shqiptarë.
“Ju nxis të gjithëve që të vazhdoni të gjeni zërin tuaj. Vazhdoni të ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, vazhdoni të sillni ndryshime pozitive në komunitetet tuaja dhe vazhdoni të merrni përgjegjësi kur të tjerët të mos ta bëjnë këtë. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, zëri i të cilit do të jetë një ditë përgjegjësia juaj”, tha Roy Timberman përfaqësues i ambasadës në ceremoninë përmbyllëse të projektit.
e.t./dita