![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/01/800-0-5ff6274fac6da.png?fit=800%2C443&ssl=1)
SHBA: – Mike Pence reagon për herë të parë pas evakuimit nga Kongresi
SHBA: – Mike Pence reagon për herë të parë pas evakuimit nga Kongresi
6 JANAR 2021
Protesta në SHBA vazhdon të bëhet edhe më e dhunshme, disa protestues kanë filluar të thyejnë xhamat e ndërtesës qeveritare.
Nënpresidenti Mike Pence bën thirrje që protestuesit të largohen nga ndërtesa e Kapitolit.
Mike Pence po bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe që njerëzit që të respektojnë zbatimin e ligjit duke u larguar nga ndërtesa.
“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa,” shkroi Pence në Twitter.
Ai vazhdoi: “Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”
Gazeta Sot