SHBA nën dhunën e koronavirusit, 213.372 të infektuar dhe 4757 të vdekur
SHBA nën dhunën e koronavirusit, 213.372 të infektuar dhe 4757 të vdekur
2 PRILL 2020
Në SHBA të dhënat ndryshojnë në mënyrë tragjike. Nëse para pak minutash kishim të bënim me 209.071 të prekur dhe 4633 të vdekur në këtë moment kjo shifër ka shkuar në 213.372 dhe 4757 të vdekur në 01 prill 2020 në orën 5 mbasdite me oren amerikane.
Lajmi i një ore më parë
Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer pragun e 200 mijë rasteve të koronavirusit të ri, sipas Universitetit John Hopkins, i cili, duke u mbështetur në burimet zyrtare, së pari OBSH, merr parasysh ekuilibrin e pandemisë. Epidemia e koronavirusit ka vrarë deri tani të paktën 4,633 njerëz në SHBA, i pari në botë për nga numri i rasteve 209.071 të infektuar.
Gazeta Sot