SHBA njofton lajmin e mire për Ukrainën
21 Dhjetor 2022
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të ofrojë 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke shpërndarë fondet për një bateri raketash Patriot në mes të vizitës së presidentit ukrainas Zelensky në Uashington, udhëtimi i parë jashtë vendit të tij që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.
Paketa përfshin 1 miliard dollarë armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, duke përfshirë baterinë Patriot, dhe 850 milionë dollarë financim përmes Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës.
Një pjesë e fondit do të përdoret për të financuar një sistem komunikimi satelitor, i cili ka të ngjarë të përfshijë sistemin vendimtar të rrjetit satelitor SpaceX Starlink në pronësi të Elon Musk.
Gazeta Sot