SHBA nuk e toleron më Dodikun, ambasadori ngre alarmin: – Situata është më keq se në vitet ’90
25 Qershor 2024
Ambasadori amerikan në Sarajevë, Michael Murphy, tha se situata aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë është “më e keqja që nga vitet e luftës së viteve ’90” dhe se “klima politike është shumë e keqe”, dhe ka një rritje të dukshme të ndër- intolerancës etnike dhe gjuhës së urrejtjes.
Diplomati amerikan beson se BiH po shkon në “drejtim të gabuar”, ndërsa si faktor kryesor përçarës dhe destabilizues e përcaktoi presidentin e entitetit serb në BeH, Milorad Dodik.
Murphy thekson se është mjaftuar të dëgjojë retorikën e mbrapshtë, etno-nacionaliste të ndarjes pothuajse çdo ditë dhe “jemi dëshmitarë të veprimeve të tilla që vijnë nga të gjitha anët e spektrit politik dhe etnik dhe nga të gjitha anët e vendit”. Megjithatë, ai thotë se për këto probleme të numëruara është veçanërisht përgjegjës Milorad Dodik.
“Retorika e tij gjithnjë e më e poshtër, ksenofobike dhe kokëfortë po shkatërron strukturën e këtij vendi dhe veprimet e tij shkëputëse janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Qasja e tij autoritare ndaj pushtetit të kujton qartë mikun e tij të ngushtë Vladimir Putin, dhe ai po u mohon qytetarëve të RS të drejtat dhe liritë themelore”, thuhet në letrën e tij ambasadori amerikan.
Me këtë, Murphy ndoshta ka dashur të tërheqë vëmendjen për politikën evropiane dhe amerikane ndaj Bosnje-Hercegovinës, sepse është evidente se Aleksandër Vuçiç ka hyrë në fazën përfundimtare të versionit të tij të projektit “memorandum-Milosheviç”. Ambasadorit amerikan tha edhe se plani i Milorad Dodik për “shkëputje paqësore” është në të vërtetë një “fantazi e rrezikshme” e këtij lideri.
Gazeta Sot