SHBA paralajmëron ndëshkimin për prishësit e marrëveshjes së 5 qershorit

13 Korrik, 2020

Nga  Gazeta Telegraf 

Pas deklaratës së fortë të ambasadores smerikane dy ditë më parë, një tjetër reagim ka ardh nga ambasada e SHBA-së dhe Sekretar i shtetir Pompeo.

Ambasada amerikane ripërsërit mbështetjen pa ndryshime të marrëveshjes së 5 qershorit

Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në lidhje me  pyetjen për përfaqësinë në mënyrë elektronike se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament. Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes:

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim, bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Kjo është përgjigjia e Ambasadës Amerikane për propozimet e opozitës parlamentare, listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Pavarësisht pyetjes specifike për ndryshimet kushtetuese, Ambasada u shpreh vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo tregon se Kryeministri Rama nuk ka mbështetjen e Ambasadës për propozimet për lista të hapura, mospasjen e koalicioneve dhe pragun elektoral.