![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/480146470_1174883011350758_5978692051128066972_n.jpg?fit=1080%2C768&ssl=1)
“SHBA, shfaqje me një sherif! BE, pacienti me 27 mjekë”, batutat e Ramës në Mynih
16 Shkurt 2025
Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë.
Në një panel për procesin e zgjerimit të BE në Konferencën e Mynihut, kreu i qeverisë shqiptare tha se Netflix duhet të bëjë dy seriale, një për BE dhe një për SHBA.
Rama u shpreh se “Procesi bazuar në meritë duhet të jetë vetëm, për një gjë, për të drejtën e votës. Bazuar në meritë nuk mund të kuptojë sjelljen e vendeve në tregun e përbashkëta”- deklaroi kryeministri.
“Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamirës mjaft i madh Netflix do thoja që pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëjë dy seriale, një për BE-në dhe një për SHBA-në. Ai për BE-në do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqë ra fjala, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali.
SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo çfarë po ndodh, mendoj, një gjë jashtë mase e mirë. Së paku, sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B dhe i shohim gjërat paksa ndryshe.
Është një gjë shumë e mire që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për disa kohë dhe tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj që Europa, Bashkimi Europian duhet të ndajnë mendjen për atë çka po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit ndaj nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor, por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak.
Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillin Europian. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE-së në tregun e përbashkët, bazuar në meritë nuk duhet të jetë…”, tha Rama.
Gazeta Dita