SHBA tërhiqet nga UNESCO, Donald Trump nënshkruan dekretin: Do të rishikojmë financimet e OKB-së
4 Shkurt 2025
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pak momente përpara vizitës së Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, nënshkroi një dekret tjetër presidencial me të cilin SHBA zyrtarisht tërhiqet nga financimi i UNESCO-s dhe i mekanizmit të ndihmës financiare të OKB- së.
Në këtë dekret specifik, SHBA-ja deklaron se do të rishikojë financimin e OKB-së në përgjithësi nga e para.