Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë një shuplakë të fortë kryeministrit Edi Rama, duke e ulur me këmbë në tokë dhe vendosur një sërë prioritetesh që ai dhe qeveria e drejtuar prej tij duhet t’i përmbush. Kohët e fundit kryeministri Rama është shfaqur arrogant, ku përveçse ka sulmuar Departamentin Amerikanë të Shtetit sa i takon raportit të vitit 2021 për Shqipërinë, të cilin e ka cilësuar kopje të një viti më parë, ka lëshuar edhe një sërë mesazh të mbushura me kritika të forta për ambasadoren e nderuar, Yuri Kim.

Kësaj të fundit Rama i ka kërkura të mos futë hundët në punët e brendshme të Shqipërisë dhe madje nuk ka nguruar që ta krahasoj me sekretar partie si në kohën e regjimit komunist. Por kjo qasje dhe retorikë agresive e Ramës, ka marrë dje një përgjigje të ashpër nga zonja Kim. Teksa ishte duke folur në konferencën e parë “Antikorrupsion, diplomatja ka bërë thirrje qeverisë shqiptare “Rama 3” që të shpejtojë reformat, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që Shqipëria të vendosë për veten e saj.

Madje ambasadorja shtoi më tej ky është një moment kritik, ku vendi duhet të zgjedhë nëse do të zotërohet nga krimi e oligarkët apo nga njerëzit e thjeshtë. “Jeni në një moment kritik të historisë tuaj, duhet të vendosni se në cilën rrugë doni të shkoni, kush do ta vendosë rrugën tuaj, krimi i organizuar, oligarkët apo njerëzit normal, ju duhet të vendosni, a do të jetë rasti që të gjithë duhet të luftojnë, ku fëmija juaj është aq i lirë dhe aq i aftë e ka mundësi të barabarta sa fëmija tjetër. Besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur”, deklaroi ajo.

Kim: Luftën antikorrupsion duhet ta bëni ju, jo SHBA

Më tej ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i dërgoi edhe një tjetër mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, kur theksoi se Shqipëria duhet të jetë një partner i Amerikës e jo një problem sa i përket luftës anti-korrupsion.

Në këtë kontekst, ambasadorja Kim u shpreh qartë se luftën antikorrupsion duhet ta bëjë qeveria dhe institucionet ligjzbatuese, por jo SHBA, duke lënë të nënkuptohet se topi tashmë është në fushën e Edi Ramës. “Ne e duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, SHBA si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës, do të jetë i vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më, ose ne nuk duam që të vazhdojmë më, ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel, ju jeni lider me ne, ambasadori juaj në OKB, është një superstar.

Kryeministrit i kërkohet të flasë për Ukrainën, apo për çështje të tjera, sepse Shqipëria ka peshë, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshëm, e themi këtë jo se ne jemi të çliruar nga korrupsioni, po kemi ligje dhe një sistem shoqëror që e bën të turpërueshme që të pushtetshmi të kërkojë avantazhin e të dobëtit, kemi prokurorë e gjyqtarë që priten të zbatojnë ligjin, por ne kemi qytetar që kërkojnë të drejtat e tyre, si baza e demokracisë, kështu 30 vite një brez, ka ardhur koha të thonë që ligji është i zbatueshëm I barabartë për të gjithë, nëse dikush shkel ligjin, dhe jo se jemi hakmarrës, por sepse çdo qytetar duhet të ketë një mundësi të barabartë”, nënvizoi ambasadorja Yuri Kim.

Gazeta Sot