Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane jep alarmin: – Rrezikohen të përplasen superfuqitë
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane jep alarmin: – Rrezikohen të përplasen superfuqitë
3 MAJ 2022
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane Mark Milley ka folur në Senat për luftën në Ukrainë dhe rrezikun që i kanoset botës. Ai thotë se ne kemi hyrë në një botë të re, më të paqëndrueshme, ku rreziku i një përplasjeje midis superfuqive është më i lartë.
Milley tha se ai kurrë nuk ka parë një rrezik më të lartë të sigurisë globale në karrierën e tij ushtarake 42-vjeçare.
“Rusia dhe Kina janë dy fuqi me aftësi të konsiderueshme ushtarake që duan të prishin rendin botëror të bazuar në ligj”, tha Milley.
“Ushtria jonë është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë,” siguroi ushtria.