![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/04/dbb2816a-20d5-4e43-b630-0036a309eed8-770x433-1.jpeg?fit=770%2C433&ssl=1)
Shefia e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Audrey Glover i shkon në zyrë Kryetarit te PD-se Sali Berisha
17 Prill 2023
Kryetari i Pd-se Sali Berisha, ka pritur këtë mesditë shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Audrey Glover në një takim në zyrën e tij në selisë së PD.
Pjesë e takimit janë dhe përfaqësues të tjerë nga PD, ndërsa pritet të diskutohet për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Më herët Audrey zhvilloi një takim me kryetarin e PL, Ilir Meta ku u diskutua mbi shqetësimet për organizmin e zgjedhjeve dhe vijueshmëria e tyre.