Shefja e Shërbimit Sekret Amerikan fshihet në tualet, teksa senatorët republikanë e ndjekin këmba-këmbës për atentatin ndaj Trumpit
19 Korrik 2024
Shefja e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle u mbrojt nga oficerët e saj pasi senatorët e tërbuar amerikanë e ndoqën atë nëpër korridoret e Konventës Republikane, duke kërkuar që ajo të shpjegonte se si një person i armatosur ishte në gjendje të godiste qartë Donald Trumpin.
Cheatle ishte në sallën e kongreseve në Milwaukee për të mbikëqyrur përgatitjet e sigurisë të mërkurën në mbrëmje, vetëm disa orë pasi bëri një sqarim me senatorët në lidhje me të shtënat në Pensilvani të shtunën mbrëma.
Senatorët John Barrasso nga Wyoming dhe Marsha Blackburn nga Tenesi ndoqën Cheatle, duke u ankuar se nuk kishin pasur mundësinë t’i bënin pyetje asaj gjatë videokonferencës.
Barrasso e frustruar më pas i dha një ultimatum shefes së Shërbimit Sekret.
“Ju e çuat atë në pikën ku iu rrezikua jeta nga vetëm 1 cm,” i bërtiti Barrasso drejtores së Shërbimit Sekret, Cheatle.
“Dorëheqje ose shpjegim i plotë.”
Ndjekja vijoi në një korridor dhe nëpër shkallë para se të përfundonte kur Cheatle hyri në një banjë dhe shoqëruesit e saj i ndaluan ndjekësit e saj të hynin pas saj.
Video e incidentit u postua më vonë nga senatori Blackburn.
“A meritojmë PËRGJIGJE nga Shërbimi Sekret?”
Barrasso dhe Blackburn thanë më pas se ishin të pakënaqur me atë që kishin dëgjuar gjatë konferencës me Cheatle dhe drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.
Ata thanë se të dy ishin ende duke pritur për t’i bërë një pyetje Cheatle kur të përfundonte konferenca.
“Ne po përpiqeshim të kuptonim rrënjën e asaj që kishte ndodhur, sesi gjuajtësi ishte në çati i vetëm dhe në gjendje të qëllonte ndaj Trumpit,” tha Barrasso.
Senatorët e tjerë republikanë James Lankford nga Oklahoma dhe Kevin Cramer nga Dakota e Veriut gjithashtu iu bashkuan ndjekjes së shefes së Shërbimit Sekret.
Cheatle ka qenë nën presion në rritje që kur u zbulua se agjentët e saj ishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për atentatorin e mundshëm Thomas Crooks, ndërsa ai përgatitej të qëllonte presidentin në mitingun e fushatës të së shtunës së shkaur në Butler, Pensilvani.
Në vend që të vendoste snajperët në çatinë e godinës nga ku Crooks qëlloi, ajo mori vendimin për të siguruar ndërtesën nga brenda.
“Ajo ndërtesë në veçanti ka një çati të pjerrët në pikën e saj më të lartë,” pohoi ajo.
“Kështu që ekziston një faktor sigurie që u mor në konsideratë dhe morëm vendimin për ta siguruar godinën nga Brenda,” shtoi Cheatle.