Shehaj: Si me Tahirin, Rama heq ministrat para se ti bien në burg. –
28 Dhjetor, 2018
Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me ndryshimet në qeveri, të njoftuara këtë të premte nga kryeministri Rama.
Për deputetin demokrat, ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën, shkruan Shehaj, Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin dhe oligarkët.