Shehaj: SPAK ka marrë copy paste kallëzimin e LSI-së, s’ka hetuar, duhet të shkonte te Rama, Veliaj e Agaçi
Shehaj: SPAK ka marrë copy paste kallëzimin e LSI-së, s’ka hetuar, duhet të shkonte te Rama, Veliaj e Agaçi
Nga OraNews
14 Dhjetor 2021
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, nën-kryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj u shpreh se SPAK ka marrë copy paste kallëzimin që ka çuar LSI.
Ajo tha se SPAK nuk ka hetuar edhe për 9 persona të tjerë, duke ngelur vetëm te Lefter Koka, kur në fakt duhet të ishin në arrest edhe Veliaj dhe Rama, e Engjëll Agaçi.
Shehaj: Ne kemi bërë një dosje të plotë për SPAK-un lidhur çështjen e incineratorëve. Po të shohësh tri akuzat që ka bërë SPAK për kokën janë qesharake fare. Një pjesë e njoftimit të SPAK-ut është copy paste nga kallëzimi i LSI-së. Goditet vetëm Lefter Koka. Po të shohim pjesën e korrupsionit është kryer evazion fiskal dhe mashtrim fiskal nga koka dhe familjarët e kokës.
Arrestimi i Lefter Kokës, Murati: Mund të quhet sukses i drejtësisë, ka shkuar drejt piramidës së pushtetit
Denoncimet për inceneratorët, LSI kallëzoi disa herë Lefter Kokën, PD akuzoi qeverinë si të kapur nga oligarkët e inceneratorëve
Ndërkohë për 9 veta që ne kemi kërkuar që të mbajnë përgjegjësi, SPAK-u nuk ka hetuar fare. Nuk ka pagesa vetëm për Elbasanin, por ka edhe për Fierin. SPAK-u i kishte të faktuara nga ne dhe nuk kishte nevojë për hetim. SPAK nuk ka bërë hetim sepse këta njerëz duhet të ishin në burg. Unë prisja që edhe Alqi Bllako të ishte në arrest. Po ashtu edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Mjedisit, apo edhe ish drejtuesit e AKUMI-t. Babai i Bllakos është paguar nga Zoto me 10 milionë lekë në muaj. Nëse do të hetohej skema do të shkonte te Veliaj dhe Rama, apo Engjëll Agaçi për VKM-të që janë bërë për kontratat.