“Shell”, Rama dhe psikologjia e tij anadollake
17 Prill 2024
Të dashur miq, këto ditë kompania botërore “Shell” pasi investoi nga viti 2011 në vitin 2023, 600 milionë euro në kërkim të naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, njoftoi se tërhiqet nga zona.
Nuk po ndalem të komentoj vendimin e “Shell”, veçse uroj që kjo kompani gjigande të rikthehet përsëri në Shqipëri. Por këtu do ndalem në modelin e vjetër e të shplarë që Rama – Balluku përdorën pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.
Kështu në verën që kaloi Rama dhe Balluku, njëlloj si Enveri dhe Beqiri dekada më parë dhanë Sihariq mashtrimin e tyre të madh për shqiptaret : Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.
Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj, se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”
Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj., i mori lumi.
Ato dëshmojnë jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si paraardhësit e tyre gjysmë shekulli më parë.
Ps. “Shell” në vitin 2011 ju bashkua kompanisë “Petromanos” dhe filloi shpimin për naftë rrëzë Shpiragiut, vetëm 45 m larg nga një pusi të braktisur nga “Oxidental Petroleum” pasi kishte investuar aty mbi 100 milionë dollar. Shpimin e parë “Shell” e përfundoi me sukses në tetor të vitit 2013, gjeti në thellësi mbi 6000 m naftë të lehtë në sasi të konsiderueshme dhe vazhdoo me shpimr të tjera.
Por rezultatet komplekse ndoshta thellësia e madhe dhe presionet e bënë që “Shell” të vendosë për shfrytëzimin e këtyre rezervave. Për të mbuluar mashtrimin e tyre Rama-Balluku, lëshuan përsëri sot një shashkë të re. Dhe njëherë uroj që “Shell” përsëri të gjejë motive për t’u rikthyer në Shqiperi. E treta e vërteta themi ne shqiptarët!
Për më shumë për parodinë Rama-Balluku për Saudinë e Shpiragut ju ftoj të lexoni artikullin e gazetares së njohur Ola Xama:
Nga Sali Berisha