Kisha e Shën Nikollës në Zejmen Monument Kulture

SHEMBET KISHA Monument Kulture 700 VJEÇARE NË ZEJMEN, BASHKIA LEZHË!

Nga: Dom-Nike Ukgjini

Me dt. 15 janar, 2022, mësova lajmin së Kisha e Shën Nikollës në Zejmen, Monumente Kulture, u shembë në muret anësore, ku në pjesën e murit verior  mbante në vete gjurmë të konsiderueshme të afreskeve të shek..XIII.

Mbi fushën shkëmborë të  Zejmenit, përballë, Kishës se Pllanës, gjendej Kisha më mure të plota, e ndërtuar dhe rindërtuar disa here për shkak të dëmtimeve qe ju benë gjatë pushtimeve Osman për 500 vite me radhë. Ajo e cila përmendet në relacionet e Marin Bicit në vitin 1610, si objekte kishtar me vlera të mëdha arkitekturore, me hajat për 200 persona dhe më shume afreske të shpërndara në gjithë ambientin, tashme pjesët e rëndësishme të saj,  për shkak te mosmirëmbajtjes nga Ministria e Kulturës, mjerisht nuk ekzistojnë  me. I ndihmuar edhe nga tërmeti gjatë këtyre ditëve dhe dëmtimi i kohës, benë që dy muret të jenë rrafshuar për tokë.

Kisha e Shën Nikollës në Zejmen Monument Kulture

Gjatë vitit të kaluar e kam vizituar disa herë më qellim të përvishem punës s bashku me Fra Landin për përforcimin dhe restaurimin e mureve dhe vendosjen e një çatie provizore në mënyrë që të ruhet nga shkatërrimi i mundshëm, ajo pasuri me vlera të madhe, kulturore dhe historike për popullin shqiptare.

Kisha e Shën Nikollës në Zejmen Monument Kulture.

Kisha e Shën Nikollës në Zejmen Monument Kulture

Por,  ja,  ndodhi a jo qe ndodhi dhe tani shkova, me Fra Landin dhe Dom Pashkun, me zemër të plasur për ta vizituar ashtu të shtrirë për tokë, me shprese së do gjejë force për t i ringritur ato mure edhe njëherë dhe për t i kthyer në gjendje siç kanë qenë, por i vetëdijshëm se asnjëherë nuk do jetë ajo zonjë qe ishte, si dëshmitare e një historie 700 vjeçare të dinjitetit dhe identitetit tonë.