Shembet një godinë në Durrës, shumë qytetarë paraqiten në spital me fraktura
Shembet një godinë në Durrës, shumë qytetarë paraqiten në spital me fraktura
26 Nentor, 2019 04:53
Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë. Tërmeti e ka patur epiqendrën 11km nga qyteti i Durrësit dhe është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit. Tërmeti është ndjerë edhe në vende të tjera të rajonit dhe në Itali.
News24 raporton se një ndërtesë është shembur në vendin e njohur si Kavaleshenca në Durrës. Gjithashtu, një numër qytetarësh janë paraqitur në spital me fraktura.
Në shumë zona të vendit është ndërprerë energjia elektrike.
Raportimet janë shumë të kufizuara dhe ende nuk dihen pasojat e këtij tërmeti.
Nuk ka ende një komunikim zyrtar dhe faqja e IGJEUM në Shqipëri mbetet e bllokuar.
TPZ.AL