Shembja e objekteve mbi 50-vjeçare: – Kambanë alarmi. Cenohet prona private dhe rrezikohen monumentet!
8 Mars 2023
Drafti i qeverisë për të shembur objektet mbi 50-vjeçare duket se shqetëson edhe arkitektët. Dorina Musai tha për Panorama TV se kjo është një kambanë alarmi, pasi cënohet prona private.
Sipas arkitektes Musai drafti nuk përjashton asnjë objekt, duke bërë që të rrezikohen edhe monumentet e kulturës.
Dorina Musai po ashtu ngriti shqetësimin se për këtë draft nuk është bërë asnjë konsultim apo diskutim me grupe interesi.
“Nuk ka një diskutim publik, nuk janë përfshirë aktorë civilë nuk ka diskutim me ekspertë, pra është një diskutim, që është bërë brenda zyrave të institucioneve. Dimë që është ministria, por nuk dimë institucionet e tjera. Nuk dimë kujt studime i janë referuar. Ka një shkak nga ato diskutime, që thuhet se shkak është bërë tërmeti, sebepi ishte tërmeti që ne ti qasemi ndryshime një procesi. Por publiku, pronarët janë jashtë. I vetmi informim që ne kemi marrë ka qenë përmes mediave
Mendoj se është një kambanë alarmi, pasi cenohet prona private. Duke qenë se ky draft nuk përjashton asnjë objekt. Pra cdo objekt që është ndërtuar para 50 viteve është subjekt i këtij ligji. Kjo bën që ne të përballemi me banesa kolektive, por edhe me zona monument kulture
Mënyra si qeveria e ka konceptuar hap diskutime më të mëdhaja, ka cenuar të drejtën themelore që është vendimmarrja mbi pronën privat, pra e ka përjashtuar banorin e kësaj njësie, duke mos e përfshirë as në konceptin e këtij drafti”, tha arkitektja, e cila u shpreh se “qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi prona private në vendin tonë mbrohet me ligj”.
Musai nuk përjashtoi edhe përdorimin e këtij instrumenti ligjor për interesa politike.
“Në duart e politikes mund të deformohet dhe të keqpërdoret dhe të shkojë aty ku ka interesa, grupe të caktuara politike, duke mos harruar që jemi edhe para fushatës elektorale”, tha ndër të tjera Musai.
Gazeta panorama