Shembja e teatrit, regjisori i njohur tërhiqet zvarrë nga policia. –

24/07/19

Policia e Shtetit prej orëve të para të mëngjesit ka rrethuar Teatrin Kombëtar. Policia ka larguar me forcë disa prej artistëve që protestonin aty, por edhe qytetarë dhe mes tyre ka pasur përplasje. Regjisori Edmond Budina, u shpreh se policia e ka tërhequr zvarrë.

Kriminelët më morën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që s’ka pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi. Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal. Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.

Me largimin e artistëve, policia do të mbajë të rrethuar Teatrin Kombëtar, derisa të nisë prishja e godinës, për ‘ti hapur rrugë ndërtimit të një kulle.

/Gazeta Liberale