“Shën Jozefin me plis e fustanellë” dhe “Zbulimi” i Sazan Gurit: – Krishti ka qenë shqiptar
9 Dhjetor 2024
Kjo pikturë me titull “Familja e Shenjtë”, që Sazan Guri e paraqiti sikur ndodhet në Muzeun e Izmirit, dhe që paraqet gjoja Shën Jozefin me plis e fustanellë, nuk ka asnjë lidhje me realitetin apo antikitetin. Sipas raportimeve që kemi, piktura është porositur së fundmi nga një prift shqiptar katolik. Piktura ndodhet në Zirnach të Zvicrës dhe është bërë nga piktori i njohur shqiptar Zef Shoshi me porosi të priftit Marjan Marku që i shërben komunitetit shqiptar të Zvicrës. Me sa duket prifti ka dashur që Shën Jozefi të paraqitet me veshje tradicionale shqiptare, pra ka qenë thjeshtë dëshira e tij dhe nuk ka lidhje me asnjë paraqitje të Shën Jozefit në pikturat e tjera të botës.
Jozefi këtu paraqitet me gruan e tij Marian dhe Jezusin e vogël.
Sazan Guri pa i verifikuar mirë gjërat merr përsipër rolin e shkencëtarit dhe madje i boton edhe këto gënjeshtra në librat e tij., madje shprehet në emisione që Krishti ka qenë shqiptar sepse kemi parë Shën Jozefin me plis.
Një studiues i mirë, duhet që së pari t’i verifikojë gjërat dhe jo të bazohet në thashëtheme facebook-u apo sajime nacionaliste.
Pra mania për ta bërë shqiptar çdo personazh të botës vetëm se paraqitet me plis është vetëm një marrëzi.
Huazuar nga FB: AstroN