Shen Nikolli ne nje ikone guri e shek. XII me elemente grafik te vecante. – Me rastin e Dites se ShenKollit (Nikollit), 6 dhjetor.
Shen Nikolli ne nje ikone guri e shek. XII me elemente grafik te vecante.
Me rastin e Dites se ShenKollit (Nikollit), 6 dhjetor.
5 dhjetor 2021
Nga Jaho Brahaj
Ne Fshatin Arst te Pukes ruhen ende dy ikona te gdhendura ne gur: Shen Nikolla dhe Shna Prena (Prenda).
Ikonat duken se kane qene pjese e nje ikonastasi prej guri ne vazhdimesi te tradites se lashte te para ndarjes se dy kishave: Ortodokse dhe Latine.
Rendesi kane per shenjat, ose me mire te themi per elementet e para tete ose nente shekujve ne keto dy parqaitje e gdhendje te ketyre dy figurave shenjteroresh ne Malesite e Shqiperise se Veriut. Te dy ikonat kane shenja qe sot jane hequr (nuk pasqyrohen ne figurat ikonografike te diteve tona) per keto shenjtore.
Po flasim vetem per Shenkollin, keshtu e therrasin ne keto zona kete shejte.
1.Shen Kolli ketu ka bastunin (ne gjuhen e vendasve: Shtagen) dhe sic shikohet edhe ne foto tek koka Ai eshte i paraqitur me qeleshen e veshjes se lashte te shqiptareve. Njera kembe nga gjuri e poshte i eshte demtuar.
Shenkolli ne besimin e vjeter besohej si Shejti i Ujrave dhe perfytyrohej me Shtage (Skepter) qe i drejtonte ujrat e rrjedhshem dhe rete qe sillnin shirat.
Ai denonte me dallge e stuhi, por edhe bekonte me shira per mbaresi e bereqet ne bimet e kryesishte per drithrat. Eshte dhe shenjti I Vanave te lumenjeve.
Ky element i vecante (shtaga, skeptri) i pasqyruar ne ikone bashke me qeleshen jane elemente grafike etnike te pasqyrimit ikonografik nga gurgdhendesit mesjetar vendas sipas besimit te tyre. Sot disa ne veshtrimin kosmopolit i quajne vecori lokale.
Per kishen ku ruhen per shekuj keto ikona kemi deshmi historike se emertohej dikur Kisha e Shna Prendes, sot ajo mban emrin Kish e Shen Gjonit, por me interesantja eshte se kjo kishe, d.mth. pasuria artistike e gdhenur ne gur (ka edhe shme elemente te gdhenur ne gur) dikur eshte cvendosur bashke me cvendosjen e banoreve per ne vendbanimin e ri, po ne kete truall nder shekujt e vone te Mesjetes. Interes te vecante ka dhe figura e Shnaprenes e cila mabart simbole edhe veti te pjellorise te dyzuara edhe me Shen Varvaren si e njohum ne literature, por nga banoret njihet si Shen Barbulla dhe per te mos u zgjatur ruan edhe shembelltyra (simbole) te “Nanes se Madhe” te hyjnizuar ne besime e dokumentuar me artefakte arkeologjike qe ne epokat e lashta.
Sot kjo pasuri ruhet ne Portikun e kesaj kishe bashke me gdhendjet e tjera artistike e fetare ne gur dhe nuk eshte e shpallur ne mbrojtje dhe as Monument Kulture.
Shenim nga Jaho Brahaj