28 Qershor 2024

Shqipëria ka shpenzime të ulëta për frymë për shërbimet shëndetësore, por pagesat nga xhepi janë në nivele shumë të larta për një vend që ofron shëndetësinë falas. Sipas të dhënave të Bankës Botërore në vitin 2021, shpenzimet për frymë për shëndetin në Shqipëri ishin 465 dollarë.

Nga kjo shumë, po sipas BB, 277 dollarë për frymë janë shpenzime për frymë nga xhepi.

Në total për një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, shpenzimet nga xhepi për vitin 2021 ishin rreth 750 milionë dollarë. Nëse do të llogarisim një popullsi rezidente rreth 2.5 mln banorë, sërish shpenzimet nga xhepi për shëndetin nuk janë më pak se 700 milionë euro në vit.