Sherr me grushte në zyrën e kryebashkiakut të Pukës
25 Prill 2024
Gazeta Sot
Burime të brendshme nga Bashkia e Pukës bëjnë me dije se një situatë e pazakontë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë në zyren e kryebashkiakut Rrok Dodaj, i cili duket se është bërë arbitër i kësaj situate.
Shkak mësohet se kanë qenë debatet që janë ashpërsuar gjithnjë deri në përleshje fizike në mesin e një qytetari, gjithashtu me detyrë shtetërore si dhe drejtorit të burimeve njerëzore S.G. , i cili njihet si autor i disa levizjeve në bashkinë e qytetit verior.
Në situatën e cila ka precepituar shpejt në përleshje fizike dhe grushta në mesin e qytetarit dhe zyrtarit bashkiak, bëhet me dije se ka ndërhyrë edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, E.H.
Përkundër situatës që sot u kthye në temë të ditës në qytetin e vogël verior, mësohet se komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë, kjo nisur nga fakti se nuk ka një denoncim lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë edhe Bashkia e Pukës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e pazakontë, ndodhur në zyren e kryebashkiakut.
Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit në Bashkinë e Pukës janë regjistruar një sërë konfliktesh mes eksponentëve të PD-së, sa i përket dhejtra emërimeve fiktive.