Sherr tek Ekonomiku dhe drogë e armë në Durrës – Xhixho me tone të ashpra
7 Korrik 2024
Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se përfshirja e një drejtori shkolle në shpërndarjen e lëndëve narkotike është skandali i radhës që tregon se ku është katandisur arsimi në Shqipëri.
Sipas saj, kjo është prova më e qartë se Ministria e Arsimit ka dështuar në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore.
Xhixho: Përfshirja e një drejtori shkolle në shpërndarjen e lëndëve narkotike është skandali i radhës që tregon se ku është katandisur arsimi në Shqipëri.
Vetëm pak ditë pas zbulimit të një skeme mashtrimi të ideuar nga vetë drejtoresha dhe mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Tiranë, drejtori i shkollës “Jan Kukuzeli” , në Durrës del i përfshirë në shpërndarjen e drogës.
Është alarmuese kur mendon zhgënjimin e mijëra prindërve që u kanë besuar fëmijët e tyre institucioneve të drejtuara nga këta individë, të cilët njollosin punën e qindra mësuesve të përkushtuar. Përveçse një skandal i paprecedentë në historinë e arsimit shqiptar, një drejtor shkolle, që shet drogë dhe mban armë, është prova më e qartë se Ministria e Arsimit ka dështuar në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore. Shkolla e Drejtorëve është gjithashtu një projekt i dështuar.
Paketa e Sigurisë në Shkolla nuk vlen asgjë nëse siguria cenohet nga titullarët e tyre. Ministria Ogerta Manastirliu duhet urgjent të japë llogari për këtë skandal të radhës. Nuk mund ta lëmë të ardhmen e fëmijëve në duart e mashtruesve, pedofilëve apo shpërndarësve të drogës!
Gazeta Sot