Sherri mes dy grupeve shqiptare për drogën brenda aeroportit italian/ Dalin pamjet e përleshjes së dhunshme me grushte e shkelma!
Dalin pamjet nga sherri i ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte.
Ndërkohë shihet edhe policia e cila ka rrethuar ambientin duke e pasur të vështirë të ndajë persona që ishin përfshirë në sherr. Po ashtu një prej personave shihet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë.
Kujtojmë se sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës.
Sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.
Më pas, në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa kanë ndërhyrë për t’i ndarë disa oficerë policie. Pasagjerët e tjerë kanë filmuar gjithçka dhe kanë thirrur ambulancën, e cila ka mbërritur për t’iu dhënë ndihmë mjekësore dy të plagosurve. Policia ka arrestuar tetë persona të përfshirë në sherr, ku siç raportojnë mediat fqinje, dyshohet se shkak kanë qenë pazaret e drogës.
Gazeta Shqiptare