‘Sherri’ në foltoren e Kuvendit, Lubonja: – Dëshpëruese, ja pse Berisha është opozitari më i besueshëm
‘Sherri’ në foltoren e Kuvendit, Lubonja: – Dëshpëruese, ja pse Berisha është opozitari më i besueshëm
21 PRILL 2022
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotm situatën politike në vend. Ai ka folur gjithashtu edhe për përplasjen mes Berishës dhe Alibeajt në foltoren e Kuvendit.
Lubonja e ka konsideruar dëshpërues faktin se ka një opozitë që shtyhet në parlament nisur nga incidenti i sotëm mes Berishës dhe Alibeajt. Lubonja u shpreh se ky sherr i pafundmë për PD-në është shkatërrues duke treguar edhe arsyet se pse sipas tij Berisha është opozitar më i besueshëm.
Opozita shtyhet në Parlament, deprimuese. Opozita duhet të jetë e fortë që t’i shërbejë vendit. Vendi ka nevojë emergjente për opozitë. Dy janë opsionet: Bashkimi në një parti ose të ndarë në 2 grupe se kush do ta bëjë një bashkim të tyre. Ka një kontradiksion në vetvete. Tek e fundit shikoj që të dyja zgjidhjet do të ishin më të mira se kjo që po shohim. Ky sherr i pafundmë është masakrues për PD-në.
Unë besoj që 6 marsi dha një lloj verdikti këtu që grupi I Bashës nuk do ta pranojë se shumica e demokratëve besojnë se opozita më e besueshme që është anti-Rama është në krahun e Berishës. Yuri Kim tashmë e ka marrë nofkën e PR-së së PS-së se sa një ambasadore, të ndërhysh deri në punët e brendshme I forcon ata dhe I shton ata shqiptarë që nuk janë budallenj ta shohin Berishën si opozitar të besueshëm.
Nuk ka as optimizëm për një forcë të re?
Arsyeja është se edhe këta amerikanët që mbështesin Shoqërinë Civile, drejtësinë e pavarur nuk shohin ata që këtu është një regjim që nuk lë të mbijë bari, asnjë zë kundër. Rasti më I mundshëm është të bjerë ky sistem për shkak të ekonomisë ku njerëzit mos ketë të sigurte bukën e gojës për të nesërmen por për çfarë e do këtë rast. Për të sjellë disa horra të tjerë?
Gazeta Sot