Sherri në selinë e PS, analisti i njohur zbulon dy arsyet pse Rama e përjashtoi nga listat ish ministrin Ditmir Bushati

9 MARS 2021

… Dhe për ndarjen e Kosovës shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, kishin një qëndrim të ndryshëm.

FacebookWhatsAppTwitterEmail

Analisti dhe gazetari Erl Murati, ka komentuar përjashtimin e Ditmir Bushatit nga listat e PS. Ai u shpreh se kjo gjithashtu ishte diçka e pritshme, ndërsa kujtoi përplasjen e tij me Ramën mbi vizionin e diplomacisë dhe largimin e tij nga PS-ja.

‘Përsa i përket Bushatit, e dinimin që rrezikonte të mos ishte në këto lista për shkak të qëndrimeve që ka pasur me Edi Ramën, ka pasur përplasje përsa i përket vizionit për diplomacinë. U largua për këtë shkak, sepse kishte një përplasje me kryeministrin Rama dhe ndanin vizione të ndryshme për çështje të ndryshme. Dhe për ndarjen e Kosovës shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, kishin një qëndrim të ndryshëm. Kjo solli largimin e Ditmir Bushatit dhe më pas mbajti qëndrime kundrejt Ramës.”- u shpreh Murati.

Kujtojmë se kryeministri ka vendosur që Ditmir Bushati nuk do të jetë në listat e kandidatëve të PS, por ish-ministri ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Edi Ramës angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv në mjedisin publik. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu! Ju e keni dhunuar PS-në”, mësohet se ka thënë Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i është drejtuar ish-ministrit: “Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste”.

Gazeta Sot