Shfaqje aspak e zakontë po ndodh në bashkinë e Lezhës, protestuesi lidhet me zinxhirë para institucionit
Shfaqje aspak e zakontë po ndodh në bashkinë e Lezhës, protestuesi lidhet me zinxhirë para institucionit
3 MARS 2021
Një shfaqje aspak e zakontë ka ndodhur para bashkisë së Lezhës ditën e sotme. Në shenjë proteste, shtetasi i identifikuar si Huanito Martinaj nga Balldreni ka dalë mëngjesin e tij për të kërkuar të drejtën me pretendimin se po i vjedhin pronën e tij.
Ai është lidhur me zinxhir para Bashkisë së Lezhës në shenjë proteste dhe kërkon nga institucionet që të zbatojnë ligjin.
Por qëndrimi i tij nuk zgjati shumë dhe u shoqërua në polici.
Gazeta Sot