11 Nentor 2023

Saranda është përfshirë nga reshje të dendura të shiut këtë mbrëmje. Gazetari i  Limos Didani bën me dije se uji ka vërshuar edhe nëpër biznese.Siç shihet në videon e mëposhtme uji i mbledhur nga shiu duket se arrin deri në katet e nëndheshme.

Së fundmi reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Si pasojë e bllokimit të kanalizimeve situata të tilla përsëriten në disa qytete sa herë ka reshje shiu të dendura duke sjellë vështirësi.