Shi, rrufe dhe breshër, parashikimi i motit per sot
25 Tetor 2023
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.