Shifrat që shikoni janë dëshira e e Edi Ramës, por jo vullneti i popullit.
Shifrat që shikoni janë dëshira e e Edi Ramës, por jo vullneti i popullit.
Nga Bledian Koka
FITORJA nuk do jetë e thellë, por E BUKUR
Shifrat që shikoni janë dëshira e e Edi Ramës, por jo vullneti i popullit. 55% e shqiptarëve kanë votuar dje ndryshimin dhe jo ëndrrën çmendurake të Ramës për mandatin e tretë.
Në një akt të ngjashëm me zgjedhjet presindenciale të Meksikës së NARCOS, AKSHI mban peng shifrat reale KQZ-së dhe prandaj ju sot nuk e dini që 55 për qind e popullit shqiptar ka dalë dje në zgjedhje. Edi Rama po kontrollon sot numërimin e kutive që janë të mbushura me votat e blera, për ta na demoralizuar me një fitore që nuk e ka.
Trendi në orët në vazhdim do t’i çojë gjërat në vendin që janë, prandaj komisionerët e opozitës janë të thirrur në kauzë mos të lënë asnjë votë të lirë e të ndershme që ka ndëshkuar Edi Ramën, të shkojë dëm. Janë ende për t’u numëruar 55 % e kutive në të gjithë vendin për t’u numëruar, mos harroni. Të gjitha maskarallëqet e Edi Ramës për blerjen e procesit kanë dështuar, prandaj sot s’ka vend për trishtim, por vetëm për gëzimin e triumfit të arsyes së shëndoshë që ka votuar ndryshimin dhe jo nënshtrimin.
p.s… jam kaq krenar për shqiptarët e mi.