Shipska, fshati me 5 familje, por që nuk të lë ta braktisësh . –
Shipska është fshati i harruar, ku jetojnë vetën pesë familje. Gjithsesi ajo ka diçka të veçantë që nuk të lë ta braktisësh.
Banorët po i rikthehen nostalgjisë së jetës në fshatin e tyre. Kanë filluar punën për të rindërtuar shtëpitë e tyre.
Kjo sipërmarrje, qoftë edhe për të kaluar fundjavën ose pushimet. Në fshatin Shipskë kanë mbetur vetëm 5 familje.
Dita- ditës ato po shtohen. Po rindërtohen shtëpitë e vjetra të banorëve të dikurshëm. Janë pasardhësit e atyre, që kanë jetuar në këtë fshat.
Me kursimet e emigracionit, po sjellin një perspektivë të re. Madje po shohin mundësinë e jetesës këtu, edhe pse vetëm për një sezon.
Të paktën 10 banesa të reja këtë verë do të jenë gati, pas përfundimit të ndërhyrjeve për rikonstruksionin e tyre.
Në fshat nuk ka shkollë. As mjek e as infermier. Për fat kë keq , nuk dëgjon zëra fëmijësh.
Për ata, që jetojnë këtu, fshati ofron gjithçka dhe asgjë!
Jeta në fshatin Shipska
Burrat, thuajse nuk i gjen, sepse janë ngjtur në male, për të kullotur bagëtitë. Blegtoria është e vetmja mënyrë mbijetese.
Ndërsa për gratë, është momenti më i ngarkuar me punë. Ato po punojnë, që të sigurojnë mirë rezervat ushqimore të dimrit.
E megjithëse jetesa është e vështirë, çdo banor ka nisur të ndërtojë shtëpinë.
Dikush e ka përfunduar e dikush do ta përfundojë, sepse ata që i kanë rrënjët këtu, nuk arrijnë ta braktisin asnjëherë.
Shipska është një fshat, për të cilin thuhet se ka themeluar Voskopojën.
Ndërsa banorët e fshatit, përgjatë dekadave, kanë marrë rrugët e emigracionit, shpresa që ky fshat të mos humbasë, po ringjallet.
Fshati ndodhet vetëm 27 kilometra larg qytetit të Korçës. Është ndër të paktë fshatra me një natyrë dhe pyje thuajse të paprekura.
Konservimi i vlerave natyrore dhe pasurive kulturore ka ardhur duke e bërë këtë fshat mrekullisht të bukur.
Prej vitesh Shipska është braktisur në masë nga banorët. Kanë emigruar kryesisht në shtetin grek.
Këtu jetojnë vetëm 5 familje. Stoikët janë kryesisht të moshuarit.
Por “kurbetlinjtë”, duket se nuk arrijnë ta harrojnë fshatin me klimë dhe bukuri natyrore të vecanta.
Fshati është pak kilometra larg Voskopojës. Rruga, për të mbëritur deri atje, është e vështirë.
Ata, të cilët, kanë lidhje me fshatin, nuk arrijnë të shkëputen përfundimisht asnjëherë.
Në hyrje të fshatit ortodoks, gjendet kisha e vjetër e Shëngjergjit. Një pasuri j kjo, e vërtetë e trashëgimisë kulturore. Në hyrje të tërheq vështrimin kisha, në oborrin e së cilës janë vendosur varrezat e fshatit.
Më tej sheh një mrekulli natyrore, ç’ka duket se është arsyeja kryesore, që po rikthen njerëzit në këtë fshat.