Shira të rrëmbyeshëm në Sofje shkaktuan përmbytje
Shira të rrëmbyeshëm në Sofje shkaktuan përmbytje
26.07.2020
Rrugë, nënkalime dhe pronësi private të përmbytura – ky është bilanci i shirave të rrëmbyeshëm në Sofje ditën e shtunë.
Aktualisht lumenjtë po rrjedhin normalisht në shtretërit e tyre, liqenet artificiale gjithashtu janë nën kontroll, ndërsa transporti urban lëviz sipas itinerarit.
Në Bullgarinë Verilindore dhe në Plovdiv gjithashtu ranë shira të rrëmbyeshëm, në disa rajone kishte breshër.
Sipas prognozës do të ketë dukuri të rrezikshme edhe sot. Në orët e pasdrekes përsëri priten shira intensivë lokalë me bubullima dhe breshër.