SHishtaveci: – Bukuritë e natyrës të shoqëruara me mikpritjen dhe gatimin
18 Qershor 2024
Qetësia e Shishtavecit humbi në këtë fundjavë nga gëzimi i familjeve që zgjodhën të kalojnë aty pak ditë pushime
Ajri i pastër gjelbërimi dhe ngjyrat e luleve sollën pamje mahnitëse.
Natyra shkon në linjë të drejtë me shijen e ushqimit dhe mikpritjen e banorëve të zonës.
Përgjatë viteve të fundit aty janë shtuar dhe investimet në bujtina, por dhe kulinaria është zhvilluar mes traditës dhe shtimit të shijeve në vite.
Megjithatë shqetësim mbeten investimet në infrastrukturë. Madje për të përshkruar 3.5 kilometër drejt liqenit të kallabakut do të duhet një kohë relativisht e gjatë krahasuar me distancën.