24 Tetor 2024

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët.

Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë… në emër të turizmit kulturor.

Një nga këto lajme të rreme u zbulua në punën e saj kërkimore nga trakologia Profesoria bullgare Vanja Llozanova, e cila është studiuese e Orfeut dhe Orfizmit.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Orakulli i Orfeut” në ishullin Lesbos, i përmendur vetëm nga një autor antik – Filostrati. Ai tregon se koka e Orfeut ka arritur në ishull me anë të detit dhe kështu kanë filluar profecitë.

“Ky është një trillim i Filostratit. Koka e Orfeut, streha e saj, hapësira e saj e shenjtë është në Traki. Duke krijuar legjenda, Filostrati ka bërë përpjekje të tërheqë vëmendjen e turistëve ndaj ishullit”, komentoi Llozanova për BNR.

Nuk duhet t’i çmitizojmë mitet. Ato ekzistojnë në një plan tjetër. Është mirë të përdoret informacioni në mënyrë që të intrigojë turistët”, komentoi specialistja.