Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë. – Qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet nga bansa
24 Qershor 2024
– Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm. Situatë më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet emergjente janë në teren, bashkë me zjarrfikësit, për të skanuar gjendjen.
Derisa ajo apelon te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Të dashur qytetarë, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë shtëpisë.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj!”, shkruan Komuna e Prishtinës.
Shiu e breshëri godasin Kosovën
Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu Kosovën ka shkaktuar probleme të theksuara edhe në komunikacion, sidomos në kryeqytet.
Kosova është goditur nga moti i keq gjatë orëve të pasdites, me reshje të dendura shiu, breshëri dhe erëra të forta që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa rajone të vendit.
Kjo ka shkaktuar edhe vërshime në disa rrugë të kryeqytetit, duke shkaktuar kolona të automjeteve.
Në hyrje të Prishtinës, nga ana e Hajvalisë ka pasur kolona të automjeteve për të hyrë në kryeqytet shkaku i vërshimeve në rrugë.
Derisa në disa qytete e fshatra tjera ka pasur edhe reshje të forta breshëri.
Kujtojmë, ditëve të fundit kanë mbretëruar temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.
Me këtë rrebesh shiu, edhe IHMK ka njoftuar se nga disa e sotme nxehti i quajtur “saharian”, do të kalojë dhe temperaturat do t’i kthehen të nxehtit normal./Telegrafi/