Shkarkimi i Ilir Metës bën jehonë në mediat serbe, ja çfarë shkruajnë
Shkarkimi i Ilir Metës bën jehonë në mediat serbe, ja çfarë shkruajnë
9 QERSHOR 2021
Shkarkimi nga Kuvendi i Shqipërisë i presidentit Ilir Meta ka bërë jehonë edhe në mediat serbe.
Disa nga mediat më të rëndësishme në Serbi i kanë dedikuar disa rreshta shkarkimit të presidentit dhe përplasjes së tij me kryeministrin Edi Rama.
“Fati i Ilir Metës tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit,” thuhet në shkrimet e mediave serbe.
Me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi ndërsa vendimin final e jep gjykata Kushtetuese.
Gazeta Ship