Shkarkimi i Presidentit: –  “Zhduket” kutia në Parlament., Gjuzi kërkesë Hysit: – Jam çuar dy herë nuk e kam gjetur

– 09.06.21

Votimi për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta do të jetë me votë të fshehtë, teksa një pjesë e deputetëve kanë votuar tashmë pro apo kundër raportit të Komisionit hetimor për shkarkimin. Por ende mundësia nuk i është dhënë deputetit Kujtim Gjuzi, i cili shprehu shqetësimin drejtueses së seancës Vasilika Hysi se nuk e ka gjetur pavarësisht se është çuar dy herë nga vendi i tij për të votuar.

Gjuzi: Fleta e votimit e ima është në dorën time, do ju lutesha shumë jepini urdhër administratës që kutia e votimit të rrijë aty deri kur të votojë deputeti i fundit.

Hysi: Ju keni të drejtë, por nuk është mbyllur votimit.

Gjuzi: Po nuk është pra kutia aty, jam çuar dy herë dhe…

Hysi: Shërbimet e Kuvendit të vënë kutinë e votimit për zotin Gjuzi dhe për gjithë deputetët që nuk kanë votuar ende. Të nderuar kolegë uluni sepse do fillojë votimi nominal.

Gazeta Shiptare