Shkarkimi i Zef Hilës, Basha: – Edi Rama, plan për viktima në Shqipëri. –

28/06/19

Nga  mapo.al

Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë urgjente menjëherë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila. Basha tha se ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i përgatitur nga Edi Rama dhe Zef Hila nuk ka qenë i pranishëm. Basha foli për një plan të Edi Ramës që të ketë viktima në Shqipëri.

Nuk ka asnjë motiv dhe asnjë arsyje për shkarkimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë fizikisht në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Ajo që ndodhi në Vaun e Dejës, është një skenar i përgatitur nga Rama dhe Tom Doshi. Edi Rama kërkon viktima për të mbajtur pushtetin. Këto plane kriminale i zbaton me kriminele. Ne nuk do e lejojmë këtë plan që mund të sjellë përplasjen civile. Ju kërkoj qytetarëve që të mos bien pre e planeve të Edi Ramës”, – tha Basha.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës.
Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.
Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës.
Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.
Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin.

Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm.
Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte.
Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin.
Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin.
Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë.
Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.

Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demorkatike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi ramës dhe shpurës së banditëve të tij. Ne jemi të fortë. Ne jemi shumicë.
Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrpasht.
Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë.
Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti.
Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje.

Gazeta Mapo.