Shkaterrimi sistematik i Tashegimise ne Durres
Shkaterrimi sistematik i Tashegimise ne Durres
Nga: Petro Vokopola
Tre vite te shkuara Durresi filloi betejen e tij kunder Velieres se Vangjush Dakos, i cili kudo qe shkel, le gjurmen e tij prej betoni, duke varrosur memorien dhe trashegimine e qytetit.
Kur them Durresi, e kam fjalen per qytetin, ate antik, mesjetar dhe modern, por jo domosdoshmerisht per banoret e tij. Sepse pak qytetare te Durresit, te denje per kete “titull” u ngriten, ngriten zerin dhe protestuan. Madje as 6000 firmat e peticionit te shatrivanit te qendres te vitit 1929 nuk u mblodhen dot. As aq nuk u mblodhen per te mbrojtur rrenojat qe u gjeten aty ku dikur ka qene Porta Aurea e Durresit antik. A thua se rrenojat e lashta vlenin me pak. Ndaj Durresi e kishte te humbur betejen kunder Velieres prej betoni, kunder Dakos.
Ne tre vite vetingu i Rames beri te mundur qe Dako te fitonte gjyqet dhe te heshtte shoqerine civile qe protestoi. Nuk pati gjykates qe guxoi t’i dilte perpara. Praktikisht Dako arriti te vriste Durresin antik, mesjetar dhe ate modern qe krenohet per te shkuaren e vet. Triumfoi moderniteti i betonit.
Ne nje vit, Prokurorja e Pergjitheshme e Rames beri te mundur qe ta mbaje pezull hetimin e Dosjes 339 dhe barbareve te asaj dosje me Dakon ne krye. Barbare qe blejne vota qe me pas te betonizojne Durresin dhe Shqiperine. Nese keta barbare te votes se lire do te ishin sot pas hekurave, projekti kriminal i Velieres do ishte varrosur. Por sot eshte Veliera qe po varros nen beton te kaluaren antike te Durresit, nderkohe qe Torra Veneciane rri menjane si e rrahur ne cep.
Respekt per Sazan Gurin e Av. Mirela Jorgon, dy aktiviste te shoqerise civile qe edhe pse nuk jane nga Durresi, meritojne titullin Qytetar Nderi te Durresit, por jo nga ata titujt qe shperndan Dako shpesh me lista partie e qoka banale. Titull mirenjohje te vertete. Respekt edhe per cdo durrsak qe iu bashkua asaj kauze, edhe pse te pamjaftueshem ne numer, nderkohe qe “intelektuale” te tjere benin sehir, komente e thashetheme nga vetrinat e kafeneve perreth, ndersa shumica heshti dhe vazhdoi punet e perjaveshme.
Sot Durresi e ka ende nje shans, nese durrsaket ngrihen pertej politikes, si studentet apo banoret e Unazes se Madhe. Ama, te mbrosh antikitetin kerkon me shume ndergjegjesim sesa thjesht interesi per pronen qe po te prishin, apo pagesen e shkolles qe e rriten. Kerkon pasion per Identitetin Kombetar, Kulturen dhe Trashegimine e Brezave. Kjo eshte sfida per ta merituar titullin Qytetar Nderi i Durresit. Deri sa te ndahet kjo dileme mes vetes, Veliera e ka varrosur Durresin nen beton.
A do te vazhdojne te ngadhnjejne Barbaret e Dosjes 339 mbi Durresin dhe durrsaket? Durrsaket e kane ende nje shans. Me 16 mars protestohet per te qeruar keta barbare qe ne krye kane Edi Ramen.