Shkelën në tokën e tyre, fisi indigjen vret dy persona në Peru
14 Shtator 2024
Dy persona janë vrarë me hark dhe shigjetë pasi shkelën tokën e fisit indigjen Mashco Piro, të vendosur thellë në Amazonën e Perusë.
Grupi FENAMAD, i cili mbron të drejtat e 39 popujve indigjene të Perusë thotë se tensionet midis prerësve të pyjeve dhe fiseve indigjene janë në rritje dhe nevojiten më shumë veprime mbrojtëse të qeverisë. Sipas këtij grupi dy prerës të tjerë u sulmuan dhe u zhdukën, kurse një tjetër mbeti i plagosur.
Përplasja e prerësve me grupin indigjen ndodhi më 29 Gusht në pellgun e lumit Pariamanu. Teksa druvarët po zgjeronin rrugën e tyre për në pyll dhe ranë në kontakt me të izoluarit dhe fisin indigjen.
“Shteti i Perusë nuk ka marrë masa parandaluese dhe mbrojtëse për të siguruar jetën dhe integritetin e punëtorëve që janë prekur rëndë,” tha gjatë një deklarate grupi.
Incidentet me fiset indigjene nuk janë të padëgjuara. Në vitin 2022 dy prerës u qëlluan me shigjeta gjatë peshkimit, ku njëri mbeti dhe i vdekur gjatë përplasjes me fisin indigjen.
Sulmi ndodhi një ditë përpara se Këshilli i Kujdestarisë së Pyjeve të pezullonte certifikimin e qëndrueshmërisë së një kompanie prerëse drurësh për tetë muaj, të cilën grupet e të drejtave dhe aktivistët e kanë akuzuar për shkelje të tokës së grupit indigjen.