Shkëmbimi i kufijve, Ngjela: Haradinaj fitoi lojën. –
Shkëmbimi i kufijve, Ngjela: Haradinaj fitoi lojën. –
02/05/19.
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se si kryeministër Ramush Haradinaj e fitoi lojën sa i përket ndërrimit të kufijve.
Ngjela: Kemi thënien e Palmer që tha: targeti Rus për Shqipërinë është shumë i vështirë. Kush kishte vesh nga këta që venë në Moskë e Beograd e dëgjoi. Ne e dimë që edhe Moska edhe Beogradi ishin për ndërrimin e kufijve. Sa i përket politikës amerikane tha që nëse palët duan ta bëjnë le ta bëjnë. Po ku e di Amerika që këtu palët shiten.
Atëherë në këtë pikë doli ai “armiku i popullit”, Ramush Haradinaj dhe tha s’dua, stop. Si kryeministër e fitoi lojën. Deri tani Haradinaj fitoi lojën.
Gazeta Liberale