Shkence apo Fantashkence ne Fabriken e Perpunimit te Mishit Vlore: – Produkti qendron i fresket deri ne vitin 2050.
2 Nentor 2022
Çudirat s’kanë të mbaruar në vendin tonë. Në një foto që po bën ‘namin’ në rrjet shihet një pako qoftesh nga Fabrika e përpunimit të mishit në Vlorë, që ka si datë skadence 6 nëntorin e vitit 2050.
Konsumatorët supozohet të shikojnë datën e skadencës që të sigurohen për marrjen e cilësisë maksimale nga ushqimi, por çfarë ndodh në rastin kur një fabrikë vendos si afat konsumi plot 28 vite?!
Emërtimi “Duhet përdorur deri në” , vendoset në bazë të një ligji ndërkombëtar për produktet ushqimore, por mesa duket në Shqipëri përveçse nuk jemi të sigurt për ato që konsumojmë, udhëzohemi të mos i flakim tutje ato për thuajse 3 dekada.