Shkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin shokues, tregojnë origjinën e koronavirusit: Nuk ka ardhur nga lakuriqët e natës, por…
Shkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin shokues, tregojnë origjinën e koronavirusit: Nuk ka ardhur nga lakuriqët e natës, por…
7 QERSHOR 2021
Dy profesorë amerikanë shprehen se sekuencimi i gjenomit të Covid-19 sugjeron se virusi është prodhuar në laborator.
Dr. Stephen Quay dhe Richard Muller, profesorë në Universitetin e California Berkeley, u shprehën rreth spekulimeve në rritje se virusi mund të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan. “Arsyeja më bindëse për të favorizuar hipotezën e rrjedhjes nga një laborator bazohet fort në shkencë”- deklaruan ekspertët. Më tej ata argumentuan se Covid ka një gjurmë gjenetike që nuk është vërejtur kurrë në një koronavirus natyror. Ata mbështesin gjithashtu idenë se laboratori në Wuhan ishte i njohur për kryerjen studimeve, në të cilat shkencëtarët ngarkonim viruse me qëllim për të rritur vdekshmërinë.
COVID-19 ka sekuencën e gjenomit ‘CGG-CGG’, një nga 36 modelet e sekuencave. Ky kombinim përdoret zakonisht nga shkencëtarët në studimet e “përfitimit të funksionit”, por përndryshe konsiderohet jashtëzakonisht ‘i rrallë”. Ekspertët pohojnë se asnjë koronavirus që “lind” natyrshëm, siç është SARS ose MERS, nuk ka pasur ndonjëherë një kombinim CGG-CGG. “Kombinimi CGG-CGG nuk është gjetur kurrë në mënyrë natyrore. Kjo do të thotë që metoda e zakonshme e viruseve që marrin aftësi të reja, të quajtura rikombinim, nuk mund të funksionojë këtu,” shtojnë studiuesit. Dëshmia tjetër, theksojnë ekspertët, është se kur krahasohen me koronavirusët përgjegjës për SARS dhe MERS, vërehen ndryshime në larminë gjenetike të CoV-2.
Të dy koronavirusët SARS dhe MERS u konfirmuan që kishin origjinë natyrore; “dhe kur një virus përhapet nëpër popullatën njerëzore, evoluon shpejt derisa të mbizotërojnë format më ngjitëse”-shtuan ekspertët.
Gazeta Sot